Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj ish-ministrave, Endrit Shala dhe Vesel Krasniqi, për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Mirëpo, ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka thënë se nuk është njoftuar për këtë aktakuzë.
“Asgjë nuk di, sa ke lexuar ti edhe unë, veq e pash aty aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të lartë, E. Sh dhe V. K, nuk di asgjë. Madje edhe avokatin e pyeta, Besnik Berishën e kam avokat, e pyeta nëse i ka shkuar diçka, por edhe ai më tha se nuk i ka shkuar asgjë. Asnjë informatë tjetër s’e kam”, ka thënë Shala.
Ai tha se për kohën sa ka qenë ministër, asnjë vepër që është në kudnërshtim me ligjin nuk e ka bërë.
“Secilin veprim që e kam bërë, ka qenë në përputhje me ligjet në fuqi, do të thotë jam krenar me gjithë punën time që e kam bërë në të mir të këtij vendi në kuadër t ëligjit. Nuk e kam shkelë ligjin askund. Kjo po shihet, kjo barashpesh kishe po bëjmë diçka, unë që pesë vjet nuk jam ministër”, theksoi Shala.
Shala shtoi se ata është dashur të më njoftojnë nëse kanë diçka për mua, por deri me tani nuk kanë asgjë.