Sunday, October 13, 2024
spot_img

Kryeziu: VV nuk mund të marrë pushtetin pa koalicion

Profesori universitar Kadri Kryeziu ka folur për rezultatet që mund të dalin pas zgjedhjeve të ardhshme nacionale në Kosovë.

Ai ka thënë se në këto zgjedhje nuk mund të ketë vetëm një parti që do të marrë pushtetin, sipas tij, mund të ketë koalicion, ai ka përmendur LVV në raport me PDK, LDK dhe AAK.

“Është bukur vështirë njeriu t’ia qëllojë, e kam një farë bindje që nuk mundet të jetë reale që në të ardhmen në zgjedhjet e ardhshme do të jetë koalicioni, pasi partia e parë nuk do të ketë mundësi të bëjë Qeverinë vet”.

“Mund të ketë koalicion VV-PDK, VV-LDK dhe VV-AAK. Koalicioni i shpëton gjatë gjithë historisë së re të Kosovës, pasi Kosova është shtet i pavarur, dhe janë krijuar koalicionet politike gjithmonë në emër të Kosovës”.

“Momenti i Kosovës i bashkon shqiptarët, ani pse i kanë mendimet e kundërta sepse kanë dhënë prova se janë bashkë për Kosovën. Kjo e eliminon atë inatin dhe për shkak të Kosovës shkojnë bashkë”, ka thënë Kryeziu

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit