Avokati Arianit Koci ka ndarë detaje nga biseda me nënën e Faton Hajrizit, teksa ka komentuar spekulimet rreth mundësisë që Hajrizi të jetë ende gjallë.
Koci ka treguar se nëna e Fatonit i ka thënë se, po të ishte gjallë, djali i saj do të kishte bërë gjithçka për t’i dërguar një informatë që është mirë.
“Sa e njoh djalin, kish bë çmos më ma çu një informatë që jam gjallë”, ka thënë ajo, sipas Kocit.
“Këto spekulimet sa po e rrisni mërzinë dhe ankthin te familja”, ka thënë Koci.
Koci ka theksuar se, me kalimin e dy javëve, shanset që Faton Hajrizi të jetë gjallë janë bërë gjithnjë e më të vogla.
“Dy javë kaluan, mundësia gjithmonë më e vogël që është gjallë”, ka thënë Koci.
Ai ka sqaruar se detyra e tij është të sjellë trupin e Faton Hajrizit në Kosovë dhe jo të bëjë identifikimin e tij.
“Edhe me ma pas hap kufomën, nuk e kisha marrë përgjegjësinë me identifiku Fatonin, as nuk jam familjare, as nuk e kam njofto sa ka qenë gjallë. Nuk e marrë një përgjegjësi çka s’më takon. Detyre ime është e qarte; me sjellë atë trup si gjest humanitar pa pagesë në Kosovë. Në Kosova Arsim Gërxhaliu apo kushdo tjetër le ta përcaktojnë a është Fatoni. Nuk ka këtu kurrfarë konspiracioni”, ka thënë Koci.
Rezultatet e strishës së gojës së nënës së Fatonit, Koci ka bërë të ditur së mund të dalin të premten apo më së largu deri javën e ardhshme.
“Unë të premten i pres rezultatet. Nuk shkoj në Serbia pa i marrë rezultatet, se mundet ai 72-orshi që bëhet për të hënë ose për të martën.
Rezultat dhe raportoni janë dy gjëra, rezultat mundet me dal që thotë që është trupi i Fatonit. Por konseliumi i mjekeve ata kanë afat deri më 15 ditë me përpilu raportin, aty frikësohem mos po ndodh dicka, nëse vërtet në bazë të pështymës është trupi i Fatonit”, ka thënë ndër të tjera Koci.