spot_img
Thursday, November 28, 2024
spot_img

Hapja e degës së Postës së Kosovës në Mitrovicë të veriut u përcoll me fishkëllima, protestoi një parti serbe

Të enjten është hapur zyrtarisht dega e përbashkët e Telekomit dhe Postës së Kosovës në veri të Mitrovicës. Në këtë ngjarje ishin edhe dy ministra, ajo e ekonomisë Artane Rizvanolli dhe Elbert Krasniqi nga Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal.

Ata nga veriu thanë se Telekomi Posta e Kosovës do t’iu shërbejë qytetarëve pa dallim ku do të ketë edhe punonjës të komunitetit serb. E kryeshefja e Postës së Kosovës, Nora Raci tha se aty do të ketë të punësuar edhe të komunitetit serb. Ndërkaq kjo ngjarje u përcjell me një aksion simbolik nga një parti serbe në veri.

Pas mbylljes së pikave postare serbe në veri të Mitrovicës, të enjten zyrtarisht u hap një pikë e përbashkët, Telekomi dhe Posta e Kosovës.

Aty herët në mëngjes erdhën edhe dy ministra, ajo e Ekonomisë Artane Rizvanolli, dhe ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Pas vizitës që ia bënë  kësaj dege, ministrja Rizvanolli dhe Krasniqi thanë se Telekomi dhe Posta do t’i shërbejnë qytetarëve pa dallim.

Rizvanolli tha se pas shtrirjes së Telekomit të Kosovës në komunat veriore, të gjithë qytetarët tashmë do të shërbehen  shpejt dhe lehtë.

“Në këtë pikë gjithashtu kemi një pikë të Telekomit të Kosovës i cili pasi që ka siguruara një rrjet cilësor në të gjithë territorin e vendit duke përfshirë edhe në katër komunat veriore, tani ka edhe pikat e shitjes në pikat e Postës ku qytetarët do të mund të shërbehen shpejt dhe lehtë, përveç këtyre qytetarët mund të kryejnë edhe pagesa kombëtare, edhe transfere ndërkombëtare edhe pagesa të shërbimeve të ndryshme publike, gjë që besoj se do tua lehtësoi jetën”, tha Rizvanolli.

Ndërkaq, ministri Elbert Krasniqi theksoi se kjo është pika e nëntë e Postës së Kosovës që po hapet në komunat veriore.

“Këtë mëngjes bashkë me ministren Artane e bëjë këtë vizitë e shohim hapjën e pikës së nëntë të postës në veri të vendit, ku tashmë qytetarët e kësaj zone kanë mundësi për të pranuar shërbime dhe pagesa që janë të obligueshme për përditshmërinë e tyre. Normalisht do të vazhdojmë me aktivitete të tjera si qeveri e Republikës së Kosovës”, tha ai.

E kryeshefja e Postës së Kosovës, Nora Raci deklaroi se në këtë pike do të ketë të punësuar edhe nga radhët e komunitetit serb.

“Nëse flasim për këtë zyrë, kjo zyrë postare do të ofroi të gjitha shërbimet postare do të ofroi edhe shërbime të institucioneve financiare o bankare. E kemi ndarë edhe një këndë për shërbime të Telekomit të Kosovës ku qytetarët mund të shërbehen me produktet dhe shërbimet e Telekomit po ashtu. 06-55 Në postën e Kosovës kemi të punësuar të gjitha komunitetet, duke përfshirë komunitetin serb”, tha Raci.

Por, në kundërshtim të këtyre veprimeve dolën rreth 5 protestues të cilët në shenjë pakënaqësie, kundërshtuan hapjen e kësaj dege të përbashkët.

Partia Demokracia Serbe, gjatë kohës që po flisnin ministrat, pengonin me fërshëllima.

Që gjithçka të mbahet nën kontroll, aty u pa edhe prezenca e Policisë së Kosovës të cilët monitoronin situatën.

Muaj më parë Posta e Kosovës është hapur edhe në Banjskë të Zveçanit, në kompleksin Rajska Banja pronë kjo e sekuestruar nga Ministria e Drejtësisë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit