spot_img
Thursday, November 28, 2024
spot_img

Abdixhiku priti në takim emisarin Sarrazin: Nga 9 shkurti, do t’i japim rëndësi Procesit të Berlinit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Lumir Abdixhiku ka pritur në takim emisarin gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Abdixhiku ka deklaruar se gjatë këtij takimi, me emisarin Manuel Sarrazin, kanë disktuar lidhur me Procesin e Berlinit dhe rëndësinë e participimit të Kosovës që ka aty.

“Në Selinë Qendrore të LDK-së, prita emisarin gjerman për Ballkanin Perëndimor, z. Manuel Sarrazin. Në prag të 10 vjetorit të nisjes së Procesit të Berlinit, diskutuam për rëndësinë e participimit të Kosovës aty; dhe mundësitë e mëdha ekonomike që rrjedhin për Republikën e Kosovës”, ka shkruar Abdixhiku.

Tutje ai ka thënë se LDK vazhdon ta mbështes këtë proces, duke theksuar se presin nga Qeveria aktuale të bëjë përmbushjen e ombligimeve në këtë drejtim.

“Si LDK, kemi mbështetur dhe mbështesim në plotni këtë proces; siç dhe presim nga Qeveria në largim përmbushjen e obligimeve finale në këtë drejtim duke mos dëmtuar pozicionin tonë aty”.

“Nga 9 shkurti, do t’i japim prioritet jo vetëm kësaj nisme strategjike, ku Kosova ka vend e rol të barabartë me shtetet e tjera të rajonit, por dhe secilit proces tjetër integrues e konsolidues që ka ngecur për 4 vite rresht – fillimisht duke rikuperuar pozicionin tonë të rënduar e më pas duke avancuar drejt qëllimeve tona historike. Në qeverisjen time, konsolidimi shtetar dhe interesat e Republikës nuk kompromitohen me vendime populliste”, ka thënë tutje i pari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit