Hoxha nga Drenasi, Osman Musliu, ka reaguar ashpër pas komenteve të anëtarit të Lëvizjes së Deçanit, Arbër Gashi, i cili konvertimet në fenë katolike i ka cilësuar si ““fitorja më e madhe e shqiptarëve në historinë e shekullit XXI”.
“Rugovasve dhe të tjerëve që u pagëzuan sot, urime! Vazhdojmë pa u ndalë, hap pas hapi deri në finalen e pashmangshme, drejt fitores më të madhe të shqiptarëve në historinë e shek. XXI” – ka shkruar Gashi në rrjetin X.
Hoxha Musliu tha e quajti Lëvizjen e Deçanit “Lëvizje të dreqit”, duke shtuar se ajo, bashkë me lëvizjen e vehabizmit dhe ekstremizmit janë “fitorja” më e madhe e Serbisë.
Musliu pati edhe fyerje, duke përdorur fjalë si “këlysh”, “mjeran” dhe “coftinë”.
“Kjo “LEVIZJE e DREQIT”edhe ajo e vehabizmit-extremizmit janë “FITORJA”ma e madhe e serbis e gjithe atyre armiqëve Lindje e Perendim qe nuk ua deshirojn te miren shqiptarëve dhe trojeve tona ju jeni klysh te atyre qe mundohen çdo ditë me shkatrrua Kosoven dhe Shqiptarin … OOOOO mjeran mos me te thanë coftinë!” – shkroi Musliu në llogarinë e tij në rrjetin “Facebook”.