spot_img
Monday, October 21, 2024
spot_img

Mefail Bajqinovci kandidat i VV-së për kryetar të Prishtinës?

Një situatë me dinamikë interesante ka vijuar në partinë në pushtet.

Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci ka shprehur dëshirë dhe gatishmëri t’i hyjë garës për Kryetar të Prishtinës.

Megjithatë ai përballet me pengesën e vetme aktuale e cila është dega e Vetëvendosjes në Prishtinë, meqenëse kjo degë përmes votimeve të saja e përcakton kandidatin për Kryetar të Prishtinës.

Siç merr vesh media nëse Këshilli i Përgjithshëm i kësaj dege e miraton kandidaturën e tij, Bajqinovci do të ketë mundësinë të sfidojë rivalët e tij dhe të prezantojë vizionin e tij për kryeqytetin. Mirëpo, aktualisht Bajqinovci nuk e ka të sigurt nëse Këshilli i Përgjithshëm i qendrës së Prishtinës do ta votojë dhe miratojë kandidaturën e tij.

Duke qenë se Prishtina është një nga komunat më me ndikim, Bajqinovci, me përvojën e tij si deputet, beson se mund të sjellë ndryshime pozitive dhe zhvillim në kryeqytet.

Kohët e fundit Bajqinovci ka intensifikuar kritikat e tij ndaj keq-qeverisjes së Përparim Ramës duke bërë publikime të ndryshme rreth shumë gjërave që nuk funksionojnë në kryeqytet.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit