spot_img
Monday, October 21, 2024
spot_img

Abdixhiku takon ambasadorin britanik, e njofton për planet zgjedhore

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka pritur këtë të mërkurë në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves.

Në një postim në Facebook, ai ka bërë të ditur se ka njoftuar ambasadorin mbi përgatitjet për zgjedhjet e 9 shkurtit, programin politik ‘Rruga e Re’ dhe fokusin tonë elektoral në politika zhvillimore e projekte që kanë rëndësi e peshë njëmend për qytetarët në vend.

“LDK po hyn në zgjedhje me ekip të ri, program të ri, ide të reja! Mbi të gjitha me entuziazëm të unitetit e me shpresë për të ardhmen e vendit”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

“Ambasadorit po ashtu i theksova rëndësinë e mbështetjes ndërkombëtare për stabilitetin dhe zhvillimin demokratik të Kosovës; në veçanti në përballje me kundërshtarët e shtetësisë sonë”.

“Mbretëria e Bashkuar ka qenë dhe mbetet aleat i ngushtë i yni në këtë drejtim. Për këtë, ne dhe populli i Kosovës mbesin mirënjohës përherë”, ka shkruar tutje Abdixhiku.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit