spot_img
Monday, October 21, 2024
spot_img

A e mbajti VV premtimin për sigurime shëndetësore?

Sipas ekspertëve zbatimi i projektligjit për sigurimin e detyrueshëm shëndetësor në praktikë do të marrë shumë kohë, për shkak se nuk janë plotësuar kushtet që banorët në Kosovë të kenë sigurim shëndetësore.

Çështja e sigurimeve shëndetësore ishte një nga premtimet kryesore te Albin Kurtit  në sektorin e shëndetësisë.

Por edhe pse pak muaj e ndajnë atë nga përfundimi i mandatit, qytetarët në Kosovë ende nuk kanë sigurim shëndetësor.

E tek të mërkurën, Qeveria miratoi edhe projektligjin për sigurimin e Detyrueshëm Shëndetësor.

Për njohësin e sektorit të sigurimeve në vend, Sami Mazreku ky ligj do të krijojë barazi  në shoqërinë kosovare.

Mazreku përmend të mira e këtij ligj në momentin që do të fillojë të zbatohet.

“Miratimi i Ligjit për Sigurime Shëndetësore sot nga ana e kabinetit Qeveritar  është një vendim i qëlluar i Qeverisë, e që pas implementimi i tij në praktikë në masë të madhe do të ketë ndikim në ruajtjen e shëndetit të popullatës, pasi që në formën siç është dizajnuar një ligj i tillë mbulon të gjithë qytetaret e vendit edhe ata që janë në marrëdhënie pune, edhe ata që nuk janë për momentin në marrëdhënie pune.Miratimi i këtij Ligji gjithashtu ndihmon më masë të madhe sektorin publik, rrit investimet në sektorin publik dhe rrit gamen e shërbimeve që do të kryhen në sektorin publik”, tha njohësi i sektorit të sigurimeve në vend, Sami Mazreku.

Por që ky ligj të jetësohet duhet që të plotësohen disa kushte paraprakisht.

“Lajmi i mire do të jetë kur fillojnë sigurimet shendetësore dhe unë mendoj që ende jemi larg kësaj çështje sepse ka shumë parakushte që ende nuk janë plotësuar për të filluar zbatimin e tyre. Nuk e kemi fillimisht parakushtin kryesor sistemin informativ shëndetësore të implementuara në tërë territorin e Kosovës  dhe në gjitha institucionet shendetësore. Ka edhe parakushte tjera sic është lista e cmimeve të shërbimeve, lista e shërbimeve nuk egyiston fare ka edh protokolle mjekësore që nuk janë miratuar nga MSH”, tha gazetari i shëndetësisë, Bujar Vitia.

Por deputeti i Partisë Demokratike, Bekim Haxhiu ka kritikuar Qeverinë që nuk i ka  mundësuar banorëve të Kosovës sigurime shëndetësore.

“Për katër vite nuk ka qënë në gjendje me miratu një strategji të shëndetësisë prandaj edhe kanë udhëhequr pa ndonjë strategji për të përmirësuar gjendjen në shëndetësi por kanë pasur një strategji të qartë për të abuzuar në sektorin e shëndetësisë për të keqpërdorur e për të vjedhur në këtë sektor”, tha deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu.

Lëvizja Vetëvendosje gjatë fushatës zgjedhore kishte premtuar që deri në vitin 2023, banorët në Kosovë do të kenë sigurime shëndetësore.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit