Një gjuajte me armë dyshohet se ka ndodh sonte në Prishtinë, si pasojë e të cilës ka edhe të plagosur.
Siç mësohet i plagosur ka mbetur: Ekrem Bulliqi, 49-vjeçar.
Për rastin është arrestuar Sokol Azemi, 59-vjeçar. Nuk dihet nëse ai ka shtënë me armë, por dyshohet se ka qenë i përfshirë në rast me të dyshuarit e tjerë, që janë arratisë nga vendi i krimit.
Mësohet se përleshja mes dy grupeve e cila ka përfunduar me shkrepje të armëve ka ndodhur afër pjesës së njohur si Tregu i Gjelbër, në rrugën “Maliq Pashë Gjinolli”.
Ndërkohë, në vendin e ngjarjes janë duke qëndruar njësitë policore.
I lënduari mësohet se është dërguar me autoambulancë për trajtim mjekësor.