Monday, October 14, 2024
spot_img

“Po luani me zjarrin”, Rusia kërcënon SHBA-në me Luftë Botërore: Mos u ngatërroni me ata që kanë armë bërthamore!

Rusia ka kërcënuar Perëndimin me luftë bërthamore nëse i jep Ukrainës raketa me rreze të gjatë veprimi, për të goditur brenda territoreve të saj.

Paralajmërimi erdhi nga ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov. Sipas tij, kërkesat e Ukrainës për leje nga Perëndimi për të goditur thellë territorin rus me raketa Storm Shadoë janë shantazh.

Ky është shantazh, është një përpjekje për të krijuar përshtypjen se Perëndimi dëshiron të shmangë përshkallëzimin e tepruar, por në fakt kjo është dredhi. Perëndimi nuk dëshiron të shmangë përshkallëzimin, Perëndimi kërkon telashe, thënë troç. Mendoj se kjo tashmë është e qartë për të gjithë”, tha ai.

Lavrov paralajmëroi se Perëndim po luan me zjarrin. Ai i kujtoi SHBA-së se ata kanë një arsenal të gjerë bërthamor dhe çdo kërcënim ndaj Rusisë rrit rrezikun e vënies në punë të raketave nukleare.

Që nga nisja e luftës në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022, Putini ka paralajmëruar vazhdimisht për rrezikun e një lufte shumë më të gjerë që përfshin fuqitë më të mëdha bërthamore në botë, megjithëse ai ka thënë se Rusia nuk dëshiron një konflikt me aleancën e NATO-s të udhëhequr nga SHBA-ja.

Për një kohë të gjatë ne kemi dëgjuar këto spekulime për lejimin e përdorimit jo vetëm të Storm Shadoë, por edhe të raketave me rreze të gjatë veprimi të SHBA. Meqë ra fjala, një burim anonim në Uashington tha se po zhvillohen diskutime. Kërkesa e Ukrainës po shqyrtohet në një mënyrë përgjithësisht pozitive”, tha Lavrov, i cili dha dhe paralajmërimin final: “Tani po konfirmojmë edhe një herë se të luash me zjarrin – dhe ata janë si fëmijët e vegjël që luajnë me qirinj – është një gjë shumë e rrezikshme për të rriturit, të cilëve u janë besuar armët bërthamore“.

Më herët, zyrtarët e qeverisë britanike bënë deklarata kontradiktore në lidhje me dhënien e lejes për Kievin për të përdorur raketat Storm Shadoë për sulme thellë në territorin rus. Sipas mediave britanike, Londra po krijon qëllimisht konfuzion për ta mbajtur Rusinë në errësirë ​​për pozicionin e saj real, shkruan TASS. 

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit