spot_img
Monday, October 21, 2024
spot_img

Tahiri-Beqa: Partia Guxo do të garojë e vetme në zgjedhjet e ardhshme

Partia Guxo do të garojë e vetme në zgjedhjet e ardhshme nacionale që pritet të mbahen më 9 shkurt të vitit 2025.

Kështu thotë Arta Tahiri-Beqa – politologe.

“Lista Guxo do të mundohet të bëjë disa kalkulime, edhe pse nuk është ndonjë parti e cila pritet me pas shumë rezultat, nuk është më ajo përqindja e cila e ka ndihmuar VV-në, sepse ka ndryshuar edhe momentumi edhe lidershipi i Listës Guxo, nuk është e njëjta situatë. Sipas asaj që shoh dhe takimeve që kam dëgjuar Lista Guxo është duke menduar që të garojë e vetme. Sipas informatave që kam duan të garojnë të vetëm, sepse brenda subjektit politik ka mendime të ndryshme të cilët disa duan të identifikohen politikisht si të vetëm”, tha ajo.

Tahiri-Beqa deklaroi se tashmë në këtë subjekt politik ka kandidatë të cilët nuk duan që akoma t’iu përdoret imazhi brenda një partie të së cilës nuk janë vlerësuar gjatë mandatit.

“Nuk duhet harruar që në Listën Guxo ka kandidatë të cilët vijnë prej një subjekti tjetër më madhor, siç është LDK-ja edhe tash ata në fakt nuk duan që akoma imazhi dhe poenat e tyre të përdoren brenda një subjekti politik që mbase nuk janë vlerësuar gjatë këtyre katër viteve”, tha ajo.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit