spot_img
Thursday, November 28, 2024
spot_img

“A janë zemëruar amerikanët më Kosovën” – Kështu përgjigjet eksperti i sigurisë!

Eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava ka folur në lidhje me marrëveshjen përfundimtare Kosovë-Serbi, si dhe për draftstatutin e Asociacionit.

Ai thotë se draftstatuti është me garanci prej SHBA-së dhe shtetetve mike të Kosovës, në përputhje të plotë me ligjet dhe kushtetutën e shtetit.

Sipas tij, ky është model që nuk do ta imiton Republikën serbe në Bosnje dhe Hercegovinë.

Ai pohon se, qeveria e Kosovës dhe opozita do të duhej të bashkëpunojnë me shtetet aleate dhe ta finalizojnë edhe këtë proces.

“Kosova në situatën në të cilën gjendet tani, e kur e kemi përkrahjen e SHBA-së, e cila gjithnjë na qëndron pranë, duhet ta ndjek me kujdes dhe zbaton secilën këshillë nga miku më i madh ushtarako politik dhe strategjik, sepse jemi produkt i këtij shteti mik. Mos të ishte intervenimi i SHBA-së në vitin 1999 që e zmbrapsi Serbinë nga Kosova, dhe e detyroj që ta nënshkruaj kapitullimin në Kumanovë, do ta kishim një situatë krejt ndryshe ushtarako politike strategjike jo vetëm në rajon por edhe më gjerë”, thotë ai.

Sipas tij, nga ajo kohë Serbia për Kosovën është shtet i huaj si të gjitha shtetet tjera.

“Ndërkombëtarët po mundohen ta arrijnë një pajtim mes këtyre dy shteteve, por mjerisht Serbia është shteti më i përafërt i Rusisë që edhe tani e përkrahë luftën e Rusisë me Ukrainën, si i vetmi shtet në Evropë, prandaj Kosova duhet t’i ketë këto pikëpamje dhe ta ruan fuqishëm miqësinë me aleatët e dëshmuar”, thekson ai.

Tërnava pohon se, Qeverisë së Kosovës, duhet t’i shërben edhe mbështetja amerikane kur është fjala te kërkesa për Statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe, për të cilin SHBA ka deklaruar dhe garantuar se do të kontribuon dhe nuk do të lejon që të krijohet një mekanizëm i cili rrezikon funksionalitetin e shtetit të Kosovës, që bije në kundërshtim me ligjet ekzistuese dhe kushtetutën.

“Amerikanët nuk janë të zemëruar me kundërshtimin e qeverisë së Kosovës. Prandaj tani kur temë qendrore është finalizimi i draft-statutit të Asociacionit, me garanci nga SHBA dhe shtetet mike, në përputhje të plotë me ligjet dhe kushtetutën e shtetit, model që nuk do ta imiton Republikën serbe në Bosnje dhe Hercegovinë, qeveria e Kosovës dhe lidershipi pozitë dhe opozitë do të duhej të bashkëpunojnë me shtetet aleate dhe ta finalizojnë edhe këtë proces. Qeveria e Kosovës duhet të dëshmohet si e përpiktë për t’i arritur qëllimet në mbrojtje të shtetësisë së sajë duke e dëshmua se vetëm njohjet reciproke mes këtyre dy shteteve e përforcojnë fqinjësinë e mirë si dy shtete të pavarura, në përputhshmëri me ligjet dhe kushtetutat e këtyre dy shteteve”, potencon Tërnava.

Tutje Tërnava, ka vlerësuar se tani është koha që ura e Ibrit të hapet tani.

“Situata aktuale është që të fillohet me funksionu ajo urë për qëllimet që i ka, të lëviznin njerëzit lirshëm dhe është e drejtë e qytetarëve të lëvizin lirishëm. Duhet me tregu një afinitet, duhet një përafërsi një bashkëpunim të përafërt me ndërkombëtarët, sepse ato vendosin kryesisht për gjëra të rëndësishme”, thotë Hajrullah Tërnava.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit