spot_img
Monday, October 21, 2024
spot_img

Gjenden nëntë mjete shpërthyese në një oborr shtëpie në Podujevë, flet pronari

Në një oborr të një shtëpie në Livadicë të Podujevës janë gjetur nëntë mjete shpërthyese.

Pronari i shtëpisë, Sabit Hasani, ka treguar se si hasën në këto nëntë mjete.

Ai tha se derisa ishin duke zhvilluar gërmime në oborrin e shtëpisë së tij me anë të një bageristi, hasën në mjetet në fjalë.

“Ka filluar bageri të punoj nga ora 16:30 të gërmojë, e kam parë nga mbrapa bagerit që ka granata, kam bërtitur që të ndërprehen punimet”, tha ai.

“I nxorëm për jashtë e thirrëm policinë menjëherë këto janë nga lufta e 99-së, nga ushtria serbe, mendoj se ata i kanë fshehur qëllimisht”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit