spot_img
Thursday, November 28, 2024
spot_img

Pse ende asnjë parti nuk e njoftoi koalicionin në KQZ? flet Kryeziu

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, thotë se partitë politike nuk kanë deklaruar ende asnjë koalicion në KQZ, kjo pasi që duan ta presin momentin e fundit dhe të marrin vëmendje.

Kryeziu thotë se pritje deri në momentin e fundit të afatit e ngritë interesi publik dhe bëhet gjithashtu më interesant.

“Partitë politike duan që ta ngritin pak performancën edhe e presin momentin e fundit, me pas interesimin e opinionit publik. Kjo është për vëmendje dhe duan me qenë pak më interesant. Edhe më herët, koalicionet janë bërë kryesisht ‘natën’ e fundit. E ngritë pak interesin publik edhe bëhet më interesant”, tha ai.

Ndërkohë, tha se nga aspekti ligjor në bazë të ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, koalicionet mund të lidhem vetëm me ato parti të cilat janë të regjistruara si parti politike në KQZ.

Më 30 gusht është data e fundit kur partitë politike mund ta njoftojnë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për ndonjë koalicion parazgjedhor. Nga ky institucion kanë thlnë për Tëvë1 se deri më tash nuk kanë pranuar ndonjë njoftim zyrtarë nga partitë në vend. Derisa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tregoi se kanë nënshkruar disa koalicione, por me partitë të cilat nuk janë të regjistruara në KQZ.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit