spot_img
Thursday, February 27, 2025
spot_img

E akuzojnë për mashtrim, Fisnik Syla kërcënon me anë të Fjolla Morinës

Ish-bashkëshorti i Fjolla Morinës, Fisnik Syla akuzohet sërish. Pas mashtrimit për t’i siguruar një bashkatdhetari një vizë pune në Belgjikë, Fisniku u akuzua për një biznes me ora luksoze, duke përfituar mbi 13 mijë euro, gjithashtu ka akuza se ka mashtruar dy konçesionarë makinash dhe me paratë e përfituara, u largua drejt Dubait asokohe, e shumë ‘bëma të tjera’ të Fisit.

Por një tjetër qytetar pretendon se është mashtruar nga Syla. Në një denoncim për ‘Nacionale’, qytetari ka treguar se fillimisht Fisnik Syla e ka kontaktuar në rrjetin social, duke i kërkuar një shumë prej 322 euro me pretekstin se ka nënën e sëmurë dhe i ishte bllokuar llogaria.

Pasi ia ka dërguar i ka thënë “m’i dërgo edhe një herë pasi nuk më kanë ardhur”. Qytetari rrëfen se Syla më pas i dha një ide për një investim në një bisnez me diamantë në Afrikë.

Sipas tij nëse investonte me shumën prej 322 euro në biznes, klientit do t’i trefishohej shuma çdo muaj.

E akuzojnë për mashtrim, Fisnik Syla kërcënon me anë

Ndërkohë vetë Syla lajmëronte dje në Instagram se do fliste për diçka të rëndësishme, por kur i hodhëm një sy ditën e sotme, pamë që ajo për të cilën donte të fliste ishte Fjolla Morina.

Një deklaratë të këngëtares, ku shprehej se “5 veta më dërguan në mal, më futën pistoletat në gojë”, Fisniku e ka ripostuar, duke shtuar: “Fatkeqësisht e dinhi shumë mirë që pas teje në mal kanë shkuar edhe disa njerëz të tjerë, të pabesë dhe të ligj dhe të nëjjtin fat do ta kenë të gjithë ata që vetë e kërkojnë”.

E akuzojnë për mashtrim, Fisnik Syla kërcënon me anë

Ky kërcënim i fundit mos ka të bëjë gjë me të gjithë ata që e akuzojnë Fisin për mashtrim?!

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit