Menaxhmenti i ndërmarrjes publike Trepça ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në këtë ndërmarrje.
Në vendimin e siguruar thuhet se është marrë vendim që edhe pushimet vjetore të planifikuara për muajt shtator, tetor dhe nëntor të pezullohen.
Sipas menaxhmentit, arsyetimi për këto vendime ka qenë mungesa e aktivitetit për afër një muaj në këto njësi, ku sipas tyre, ka pasur humbje të mëdha në prodhim dhe ndalesë në realizimin e planit të biznesit.