Kryeministri Albin Kurti, që nga takimi me shefin e CIA-s nuk po dëshiron më të flas për hapjen e Urës së Ibrit.
Kur u pyet sot nga gazetarët, shefi i qeverisë përvecse që nuk dëshiroi të përgjigjet, i humbi edhe dalja nga objekti i QKUK-së, ku po qëndronte.
Mirëpo, para se të takohet me shefin e CIA-s, William Burns, Kurti nuk përtonte fare të fliste për domosdoshmërinë e hapjes së Urës së Ibrit në Mitrovicë.
Ai tregonte se si tashmë është koha e fundit për hapjen e saj.
Derisa, për hapjen e urës tani nuk po flet, shkurtimisht foli për takimin me Burns.
Tha se e falenderon atër për vizitën në Kosovë.
“Kemi bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe këtë institucion të inteligjenës dhe sigurisë. Para së gjithash përmes AKI-së. Kjo është një dëshmi tjetër e përshkushtimit dhe kujdesit të Shteteve të Bashkuara për sigurinë dhe parandalimin e çfarëdo kërcënimit të sigurisë për Republikën tonë”, tha Kurti.