“Nxitimi i Naim Murselit për me arrit qëllimin për shkak afatit të shkurtër të pushimit, qëndrimit në Kosovë si dhe ka factor të jashtëm janë krizat ekonomike dhe ngutia e tij për me ardh deri tek realizimi i qëllimit të vet për interesa personale, qoftë për hakmarrje, xhelozi apo factor ekonomik.
Në pamje të tij fizike dhe lëzivje shihen çrregullime, sepse kemi neurotic, psikopat dhe psikozat. Kemi parë që Naimi ka elemente psikopati”, u shpreh profesori i Kriminalistikës, Mensut Ademi për rrjedhjen e vrasjes së Liridona Ademaj.
Ademi tha në “Mendje Kriminale” se “ngutia” e Naim Murselit dhe lëvizjet dhe veprimet e tij qoftë në procesin e varrimit të Liridona Ademaj kanë ardhur si pasojë e ndërhyrjes apo pjesëmarrjes indirekte të tij.
Bashkëpunëtorët e Naim Murselit nuk janë vrasës profesional por “vrasës amator”, pasi që takimet e tyre para lokali dhe marrëveshja e tyre apo qëllime e kanë realizuar për shkak të ‘ngutisë”.