spot_img
Thursday, November 28, 2024
spot_img

Ish i burgosuri politik i përmend me emra UDB-ashët shqiptarë që e torturuan çnjerëzisht

“Refik Thaqi, Sinan Rexhepi, Ramadan Syla, Daut Morina dhe Tefik Mehmeti”.

Këta ishin pjesëtarët e UDB-së serbojugosllave, të cilët e torturuan në mënyrë çnjerëzore ish të burgosurin politik Mehmetali Rexhepin.

Rexhepi tregoi se kishte edhe më shumë persona që e rrahën por që sipas tij këta persona ishin personat me sjellje sadiste ndaj tij dhe të burgosurve tjerë.

Tutje ai tregoi një moment kur nga rrahja brutale i ishte mpirë i tërë trupi.

“U organizuan 17 UDB-ash në dhomën 36, kati i dytë. I pari ka nis Minir Krasniqi, duke thënë çka doni ju, pse kërkoni Republikë? I thash po, kam folë, sepse lufta nacionalçlirimtare na ka përfshi edhe neve, koalicioni antifashist. Ku pi gjen tha këto? I thash shikoni veprat e konferencës së pestë të vendit të lidhjes komuniste të Jugosllavisë, ku me fjalë… parashihet krijimi në të ardhmen, luftën ta bëjmë në të ardhmen… Jugosllavia ka qenë e padrejtë ndaj kombeve, luftën do ta bëjmë të përbashkët, atëherë edhe shqiptarët duhet të na bashkëngjiten dhe do të krijohet republika e puntorve dhe fshatarëve në kuadër të Jugosllavisë.

Më tha ku e ke marrë këtë informatë? I thash ja ku është biblioteka, i thash nuk jeni ju që lexoni. E ka marrë një këmbë karrike, katër këmbëshe, ende shenjat i kam, i kam prerjet. Më ka goditë në vendet më të ndishme, në duar, gjunj në këmbë, më është mpirë trupi. Minir Krasniqi, dhe Sinani (Rexhepi Zhegra) njëfarë Ramadan Syla, nga fshati Gjylekreshtë”, tha ai.

Rexhepi e përmendi me emër e mbiemër një listë të tërë të pjesëtarëve të UDB-së, shumica shqiptarë:

Agim Alidema

Tefik Mehmeti

Sinan Rexhepi – Zhegra

Minir Krasniqi

Refik Thaqi

Selim Brosha

Ramadan Syla

Ramadan Sermaxhaj

Sadik Hajrullahu

Ali Vllasi

Daut Morina

Smail Mustafa (turk)

Ibush Kllokoqi

Bashkim Kursani

Moma (serb)

Llaki (serb)

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit