Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se sipas World of Statistics, Kosova është vendi më i varfër në Evropë pas Ukrainës.
“Sipas World of Statistics, Kosova është vendi me i varfër në Evropë pas Ukrainës e cila tash e dy vjet e gjysmë është në luftë me Rusinë”, ka shkruar ajo në reagim.
Ajo ka thënë se qe katër vite çmimet janë më të larta, punësimi është nepotizëm, arsimi është dështim.
“S’ka si të jetë ndryshe, sepse që katër vite investimet kapitale si përqindje e buxhetit janë në nivelet me të ulëta në histori, çmimet janë me të lartat, prokurimi publik është negocim mes miqve, punësimi është nepotizëm, arsimi është dështim e menaxhim i krizave të krijuara nga vetë qeveria. Nuk ka asnjë reofrmë fiskale, nuk ka asnjë reformë në ambentin e të bërit biznes, përkundrazi çdo ligj që rregullon çështjet ekonomike që e ke ndryshu qeveria është në kundërshtim me Kushtetutën, repsektivisht me nenin 10 të saj”, ka shkruar ajo mes tjerash.
Rangimi i Kosovës sipas Bajramit ësht rezultat i “dështimit të vazhdueshëm të Qeverisë për të ndërmarrë reforma të rëndësishme ekonomike”.
Ajo ka përmendur edhe “gjendjen e sigurisë, mungesën e koordinimit me aleatë, deklaratat për krim e korrupsion”.