Në mendjet e shumë njerëzve, por edhe në rekomandimet e ekspertëve, një birrë apo një gotë vere nuk konsiderohen të dëmshme për organizmin.
Bindja e përgjithshme është se vetëm abuzimi shkakton pasoja të forta. Por Shoqata Gjermane e Ushqyerjes DGE del në një tjetër përfundim: Në studimin e saj me titull “Alkooli është një drogë psikoaktive”, ajo përpiqet të tregojë se alkooli nuk është i shëndetshëm as kur konsumohet me masë.
“Shmangia e konsumit të alkoolit është motoja e vetme e sigurt’, thuhet ne rekomandimin e ekspertëve. Sipas DGE, rekomandimi i ri zëvendëson vlerën referencë të publikuar më parë për konsumin e alkoolit. Nuk ka “sasi pa rrezik për konsum të sigurt”; edhe sasitë e vogla mund të rrisin rrezikun e sëmundjeve, aksidenteve dhe lëndimeve, nënvizohet aty.
Ekspertët identifikojnë më shumë se 200 pasoja negative shëndetësore. Ata thonë se alkooli kontribuon edhe në shfaqjen e sëmundjeve: kancerit (sidomos i gjirit dhe zorrës së trashë), sëmundjeve kardiovaskulare dhe gastrointestinale, diabetit mellitus, në rënien e aftësive kognitive, në sëmundjen Alzheimerit dhe demenca të tjera.
Kushdo që vazhdon të pijë alkool duhet të shmangë sasitë e mëdha dhe të ashtuquajturat “pirje të tepërta”, e kjo, theksohet në studim, vlen veçanërisht për të rinjtë.