spot_img
Sunday, October 20, 2024
spot_img

Katër vdekje të dyshimta në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka inicuar rast të hetimit të vdekjes për katër raste të raportuara gjatë 24 orëve të fundit në Prishtinë, Fushë-Kosovë, Dragash e Pejë.

Kjo u bë e ditur në raportin e Policisë, ku në Prishtinë thuhet se dy vajza kanë raportuar një shtetas të huaj, të cilit i është keqsuar gjendja shëndetësore, me ç’rast vdekja e tij është konstatuar nga njësiti i emergjencës.

“Prishtinë 25.08.2024-14:00. Dy dëshmitare femra kosovare kanë njoftuar se klienti i tyre viktima mashkull shtetas i huaj gjatë trajtimit iu ka keqësuar gjendja shëndetësore. Njësiti emergjencës ka dal në vend ngjarje dhe sipas mjekut i njëjti është pa shenja jete. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, raporti i plotë i Policisë.

Kurse, në Fushë-Kosovë thuhet se një person është gjetur i vdekur në rrugë, derisa me vendim të prokurorit trupi i tij është dërguar në IML për obduksion.

“Fushë Kosovë NN. Më datë 25.08.2024 është raportuar se është gjetur i shtrirë në një rrugë pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet tutje në raport.

Në Dragash, thuhet se një person është dërguar i vdekur në një klinikë private, ku vdekja e tij është konstatuar nga mjeku kujdestar.

E sipas familjarëve, i njëjti kishte përdorur një sasi të medikamenteve.

“Dragash 25.08.2024-20:50. Raportohet se viktima mashkull kosovar është sjell pa shenja jete në një klinikë private. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Sipas familjarëve viktima ka përdor një sasi të medikamenteve. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar” raporti i plotë i Policisë.

Ndërkaq, në Pejë është gjetur një person i vdekur në banesën e tij, ku vdekja e të njëjtit është konstatuar nga mjeku kujdestar.

“Pejë 25.08.2024-14:50. Është raportuar se është gjetur pa shenja jete në banesën e tij viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë relevante, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit