spot_img
Thursday, November 28, 2024
spot_img

Zhitia: Avokatë e prokurorë kanë shkoqitë fjali nga libri im, të cilat në opinion kanë përcjellë një mesazh të gabuar

Në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), në seancën e së hënës ka filluar dëshminë dëshmitari i 80-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), Skender Zhitia, i cili mban kodin W4651.

Zhita gjatë dëshmisë së tij në Hagë, tha se avokatë dhe prokurorë nga Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK), kanë shkoqitur fjalë dhe fjali nga libri i tij, të cilat në opinion më pas kanë përcjellë mesazh të gabuar.

Këtë deklaratë, dëshmitari e bëri pasi u pyet nga prokurorja Silvia D’Ascoli se a e ka ribotuar ndonjëherë librin e tij.

“Po, e kam ribotu në vitin 2023 pa ndryshime. Arsyeja e ribotimit është fakti që nga kjo dhomë, avokatë por edhe prokurorë kanë shkoqitë fjalë dhe e fjali nga tanësia e librit tim, të cilat në opinion e kanë përcjellë një mesazh të gabuar”, tha dëshmitari.

Përpara kësaj, Zhitia u pyet për një pjesë të librit ku përshkruhen ngjarje në Zonën Operative të Llapit nga 24 marsi 1999 deri më 1 maj të vitit 1999.

Ai pohoi se është i saktë informacioni që e ka pasqyruar në libër, ku kishte treguar se pas fillimit të bombardimeve të NATO-s, në Zonën Operative të Llapit kishte filluar ofensiva serbe dhe se Serbia kishte filluar me planin ‘Patkoi’ për dëbimin e shqiptarëve.

“Po, ato të cilat kishin për qëllim dëbimin e popullatës civile nga rajoni i Zonës Operative të Llapit, por është një operacion i bazuar në planin “Patkoi’ të Serbisë në atë kohë i cili filloi me fillimin e bombardimeve të NATO-s dhe ky operacion filloi nga pjesa më veriore e Kosovës, respektivisht nga zona Operative e Llapit. Kështu që u mobilizuan të gjitha njësitë në atë kohë që t’i dalin në ndihmë popullatës për t’u evakuuar dhe larguar nga regjionet të cilat ishin me të rrezikueshme. Pra, tek ‘Patkoi’ kemi çka të shtojmë dhe të themi”, tha Zhitia, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Ndryshe, pranuan në prova materiale faqet e librit të dëshmitarit për të cilat ai u mor në pyetje deri tash. Këto faqe të librit u klasifikuan si prova publike.

Sipas kryetari të trupit gjykues, Charles Smith III, dëshmia e këtij dëshmitari pritet të zgjasë rreth një ditë e gjysmë, e që dy orë janë paraparë për pyetjet e Prokurorisë dhe rreth pesë orë për kundërpyetjet e mbrojtjes.

Ndërsa, në prova materiale u pranuan të gjitha deklaratat së bashku me materialet përcjellëse në shqip dhe anglisht që dëshmitari i kishte dhënë më herët për ZPS-në.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit