spot_img
Thursday, November 28, 2024
spot_img

Skandal, policia ndali flamurin shqiptar në tribunë, tifozët lëshuan stadiumin në Maqedoninë e Veriut  

Shkëndija e Tetovës dominojë në Strumicë për fitore të sigurtë ndaj AP Brera. Policia ndali flamurin kombëtar në tribunë për “Ballistët”, mirëpo nuk ndalën dot fluturimin e Fiton Ademit në fushë, që me dy realizime na jep triumfin dhe vendin e parë në renditje, shkruan në faqen e FC Shkëndijes.

AP Brera – Shkëndija 0:2 (0:0)

Stadiumi “Blagoj Istatov” në Strumicë
Golashënues: Ademi 47’ dhe 63’ (Shkëndija)
Arbitër: Aleksandar Grujoski (Kërçovë)
AP BRERA: Kupanov, Jankulov, Laziç, Naumçevski, Kauan (Antovski 79’), Olaosebikan (Todorovski 66’), Stameniç, Gjeorgievski (c),  Milovanoviç (Ristovski 66’), Mato, Ivkoviç (Kalanoski 61’).
Trajner: Bojan Krulj

SHKËNDIJA: Amzai, Trumçi, Adili, Cake, Merxhani, R. Ramadani, Qaka (F. Ramadani 79’), Ahmedi (Krstevski 70’), Ademi (Nuhija 89’), Shala (Jakupi 89’), Ibraimi (c).
Trajner: Jeton Beqiri.

Shkëndija kthehet me tre pikë nga transferta me Brerën në Strumicë, ku Fiton Ademi bën ligjin me dy gola.

“Gëzimin e plotë të kuqezinjve nuk e lejuan forcat e rendit (policia), të cilët kërkuan largimin e flamurit kombëtar shqiptar nga tribuna ku ishin vendosur tifozët tanë, pas çka “Ballistët” vendosën të braktisin stadiumin pas vetëm 30-të minutave lojë. Protesta jonë nuk dha rezultat pasi delegati i ndeshjes nuk kërkoi në asnjë moment heqjen e flamurit dhe e gjitha ishte në regji të Sektorit për Punë të Brendshme të Strumicës.

Shkëndija e nisi me shumë autoritet ndeshjen dhe që në minutat e para kërkoi të ushtrojë presion ndaj vendasve, duke ekzekutuar tre rivënie nga këndi të njëpasnjëshme në minutën e tretë të takimit.

Vendasit provonin të përgjigjen, mirëpo realisht në pjesën e parë ishim ekipi me më shumë posedim të topit dhe ndërkohë pa lënë të na rrezikohet në asnjë moment porta, në anën tjetër kishim 8 goditje në drejtim të portës së Kupanovit, prej të cilave një në minutën e 11-të kur Ibraimi u kanos rezikshëm, mirëpo portieri i Brerës me intervenim bravuroz na mohoi golin e epërsisë. 60-40 në përqindjen e topit flet qartë se në pjesën e parë ishim më kërkues, mirëpo pa gjetur rrjetën vendase në pauzë shkuam me rezultatin e fillimit 0:0″, shkruarn në faqen e klubit. 

Në start të pjesës së dytë u shfaqëm edhe më të vendosur për të shfrytëzuar dominimin dhe pa kaluar 120 sekonda pamë vetën në avantazh. Super asist i Valon Ahmedit, ndërsa me shumë klas dhe parabolim të portierit, Fiton Ademi realizoi në portën vendase (47’) duke na dhënë epërsi 1:0. Brera u përball me pamundësi për të dhënë përgjigje pas golit të pranuar, derisa kuqëzinjtë vazhduan presionin dhe në minutën e 63-të me Fiton Ademin shtojmë golin e dytë për avantazh të sigurtë.

Skuadra vendase tentoi në minutat në vazhdim të kthyer gjërat që shkuan mbrapsht për meritë të kuqezinjëve, mirëpo tanët arritën të menaxhojnë lojën si duhet, duke marrë në fillim fitore të rëndësishme në këtë transfertë dhe kalim në krye të renditjes pas tre xhirove me pikë të barabarta me Gostivarin dhe Rabotniçkin.

Ndeshja e radhës

Fundjavën e ardhshme zhvillohet xhiroja e katërt, pas çka kampionati do të ketë pauzë dy javore shkaku i ndeshjeve ndërkombëtare të ekipeve përfaqësuese. Shkëndija do të luajë si vendase në Tetovë përballë Pelisterit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit