spot_img
Monday, November 25, 2024
spot_img

SHSKUK-ja: 430 foshnje të lindura para kohe nga janari deri më tani në Kosovë

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës [SHSKUK], ka njoftuar se është rritur dukshëm numri i foshnjave të lindura para kohe dhe që kanë pasur nevojë për trajtim pas lindjes në Klinikën e Neonatologjisë të Qendresë Klinike dhe Universitare të Kosovës [QKUK].

SHSKUK-ja përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka bërë të ditur se nga muaji janar e deritani janë trajtuar 430 foshnje të lindura para kohe.

“Këto foshnja janë trajtuar për Asfiksioni Perinatal,( mungesë e oksigjenit para dhe pas lindjes), prematuritet( lindje para kohe), me komplikime, anomali të ndryshme kirurgjik, neonatale, anomali neurokirurgjike, e që trajtohen para dhe pas operimit të tyre, dhe infeksionet e ndryshme.

Stafi i klinikës, me sukses po trajton edhe rastet e prematurëve (foshnjet e lindura para javës së 36, të shtatzënisë ) deri tek prematurët me peshë ekstreme të lindjes, 500-999 gramë”, vijoi njoftimi.

ShSKUK-ja ka konfirmuar se ka pasur mungesë të ampulës së quajtur Ampula Caffeine Citrate, ilaq ky që shërben për krizën e apnesë [ ndërprerja e frymëmarrjes]. Teksa thuhet se shpenzimet kanë kaluar përtej planifikimit andaj ka pasur mungesë të saj.

Sipas SHSKUK-së, 50 foshnja nga 255 të lindura para kohe kanë pasur nevojë për trajtim me Ampula Caffeine Citrate dhe në disa raste është zëvendësuar me Aminophylinë.

“Ne disa raste përveç Caffeine Citrate, përdoret ampula Aminophylinë, si terapi alternative. Foshnje të lindura parakohe, prej javës 28 deri 33, të shtatëzanisë dhe që kanë manifestuar kriza të apnesë, kanë qenë 175, e që trajtuar me Caffeine Citrate, ose Ampula Aminophylinë. Ndërsa foshnje të lindura prej javës 34 deri ne 36, të shtatëzanisë kanë qenë 255, ku prej tyre 50 foshnje kanë pasur përkrahje me Caffeine Citrate, ose Ampula Aminophylinë”, vijon tutje njoftimi.

Vlen ta theksojmë, se ShSKUK, ka siguruar të dy ampulat, por për shkak të shpenzimit përtej planifikimit, Ampula Caffeine Citrate, ka munguar disa ditë, e që është zëvëndësuar si alternativë me Ampulën Aminophylinë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit