spot_img
Thursday, November 28, 2024
spot_img

Vizita e Shefit të CIA-së, Haliti: Takim i rëndësishëm me Kurtin, edhe për ta kthjellur atë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, vizitën e shefit të CIA-s, William Burns, e sheh si vizitë “në vendet problematike” të rajonit si Bosnje-Hercegovina, Serbia dhe Kosova.

Sa i përket takimit me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, Haliti e quan “të rëndësishën” teksa vlerëson se shërbeu edhe “për ta kthjellur politikisht”.

Për mua , ka qenë e pritshme që të takohet me Kryeministrin. Drejtori i CIA ka ardhur për t’i takuar tri vendet problematike të Ballkanit, Bosnje Hercegovinën, Serbinë dhe Kosovën. Ka takuar udhëheqësit politik, ekzekutiv dhe ligjzbatues”, tha ai.

Mendoj që takimet duhet të kenë qenë të frytëshme dhe mesazhi qortues për të gjithë duhet të ketë qenë: në Bosnje Hercegovinë, duhet ta zbatoni “Marrëveshjen e Dejtonit, Serbisë e Kosovës: Zbatoni marrëveshjet e nënshkruara, dhe normalisht edhe çështje tjera që kanë të bëjnë në raportet mes SHBA-ve dhe vendeve përkatëse. Sa i përket takimit me Kurtin, mendoj që ka qenë tepër i rëndësishëm, veçanërisht sa i përket kthjellimit politik të qeverisë”, tha ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit