spot_img
Sunday, October 20, 2024
spot_img

Parandalohet kontrabandimi i rreth 1 mijë e 500 litrave pijesh të ndryshme

Dogana e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë në pikëkalimin kufitar me Serbinë në Jarinjë ka parandaluar kontrabandimin e mbi 1000 litra pije, raporton Gazeta Sinjali.

“Mbrëmë ne pikën e kalimit kufitar Jarinje, është paraqitur një kamion me targa të huaja në hyrje të territorit tonë. Vozitësi ka deklaruar se kamioni është i zbrazët dhe nuk transporton mallra. Për shkak të dyshimeve nga ana e zyrtarëve doganorë dhe policorë, kamioni është selektuar për një kontroll të detajuar në vijën e dytë. Gjatë këtij kontrolli, në hapësirat e kamionit ku vendosen pajisjet është zbuluar mall i padeklaruar si më poshtë”, thuhet në njoftimin e Doganës.

Dogana tha se ka parandaluar kontrabandimin e rreth 750 litra birrë, 200 litra pije energjike, 120 litra pije të gazuara dhe 350 litra lëngje të ndryshme.

“Kamioni dhe malli janë sjellë me përcjellje në terminalin doganor dhe janë nën mbikëqyrje doganore deri në përfundimin e procedurave”, thuhet në njoftim.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit