Monday, October 14, 2024
spot_img

Serbia shndërrohet në “koshin e plehrave” të Francës, mediat e Beogradit zbulojnë arsyen e vërtetë të vizitës së Macron

Presidenti francez Emmanuel Macron do të jetë në Beograd më 29 dhe 30 gusht. Ky është lideri i tretë botëror që shkon në Serbi në një periudhë të shkurtër kohore. Por siç shkruan media serbe “Nova.rs”, ndonëse presidenti Aleksandër Vuçiç mundohet t’ia paraqesë publikut vendas si suksesin e tij diplomatik, e vërteta është pak më ndryshe. “Macron vjen siç ishte premtuar, siç ishte rasti me presidentin kinez Xi Jinping dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz. Këtë herë fjala kyçe nuk mban erë të mirë: mbeturina bërthamore”, shkruan media serbe.

“Koshi” i Francës

Presidenca e Serbisë konfirmoi të enjten se presidenti francez Emmanuel Macron do të vizitojë Serbinë më 29 dhe 30 gusht. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka kohë që e ka paralajmëruar këtë vizitë, i cili ka thënë se patjetër është arritur një marrëveshje në hapjen e Shtëpisë Serbe në Paris gjatë Lojërave Olimpike.

Gjithsesi, kjo do të jetë vizita e tretë e një zyrtari të lartë të huaj në Serbi që nga fillimi i vitit. Së pari, presidenti kinez Xi Jinping erdhi në maj, pastaj kancelari gjerman Olaf Scholz ishte në Beograd në korrik. “Edhe pse Aleksandër Vuçiç e lavdëroi veten duke thënë se “pak liderë botërorë kanë pasur vizita të tilla në një periudhë kaq të shkurtër kohore”, është e qartë se interesi i pastër i ka mundesuar ato”, shkruan media serbe.

Xi Jinping erdhi në Serbi për të siguruar bashkëpunim të mëtejshëm me Serbinë, që do të thotë projekte të reja infrastrukturore për kompanitë kineze, kredi të reja kineze dhe leje të reja për abuzimin e burimeve natyrore serbe.

Arsyeja e vërtetë e vizitës

Sa i përket Macron-it, prej kohësh flitet se cila mund të jetë arsyeja e kësaj vizite. Pasi qeveria e udhëhequr nga Vuçiç u dha francezëve menaxhimin e aeroportit të Beogradit, ndërtimin e metrosë së Beogradit, pasi u pajtua për blerjen e armëve franceze, radha ishte e mbetjeve bërthamore.

Dihet se Franca ka probleme me magazinimin e saj, dhe teoria se kjo mund të ndodhë në Serbi është hapur pas nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit me kompaninë franceze të energjisë elektrike. Ky memorandum është nënshkruar më 5 prill. Nga rruga, kompania franceze e energjisë elektrike është prodhuesi më i madh i energjisë elektrike në Evropë, dhe rreth 70 për qind e energjisë elektrike të saj vjen nga energjia bërthamore.

Ministrja e Minierave dhe Energjetikës, Dubravka Gjedoviq Handanoviq, në atë kohë deklaroi se nënshkrimi i këtij memorandumi është me rëndësi historike për vendin tonë. Ajo gjithashtu theksoi se parasheh mundësinë e bashkëpunimit në zhvillimin e zgjidhjeve për ruajtjen e energjisë, por mohoi pretendimet se mbeturinat bërthamore do të ruhen në Serbi. Ajo theksoi se një mundësi e tillë ekziston vetëm nëse në Serbi ka një central bërthamor, në kuadër të të cilit po ndërtohet infrastruktura e magazinimit. Pas pak kohësh, deputeti i SNS-së, Zoran Dragishiç, i dorëzoi Kuvendit të Serbisë një projektligj për ndërprerjen e Ligjit për ndalimin e ndërtimit të termocentraleve bërthamore.

Temat e diskutimit

Aleksandra Kolakoviç nga Instituti për Studime Politike beson se qëllimet janë të qarta. “Memorandumi i nënshkruar është mjaft i gjerë, por ne e dimë se Franca ka ekspertizë në ato fusha. Është një proces i gjatë në të cilin Serbia, në atë kontekst, duhet të kalojë përmes ekspertizës dhe të marrë njohuri në atë fushë. Për këtë arsye mendoj se tani për tani do të fillojë transferimi i njohurive dhe komunikimi ndërmjet ekspertëve francezë dhe serbë. E deri ku do të shkojnë këto marrëveshje dhe deri në çfarë faze do të zhvillohen, mbetet për t’u parë. Rezultati i bisedimeve mes Macron dhe Vuçiç javën e ardhshme do të tregojë shumë”, thotë Kolakovic.

Ajo gjithashtu beson se sigurisht nuk do të jetë tema e vetme e ë së ardhshme, por se ka një spektër të tërë të gjërave që do të diskutohen, që lidhen me bashkëpunimin ushtarak dhe ekonomik.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit