Tuesday, April 29, 2025
spot_img

Gruda i PDK’së tregon se çka ndodhi brenda komisionit: M’fal ama kjo nuk është dorëheqje – Lista Serbe abstenuan

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Gruda, ka thënë se ligji e parasheh qartë që kryeministri e ministrat duhet të japin dorëheqje para certifikimit të rezultateve.

Ai ka thënë se sot në komision Lista Serbe ka abstenuar.

“Kemi një ligj për Qeverinë i cili obligon kryeministrin dhe ministrat me dhënë dorëheqje para certifikimit të rezultateve. Ligji thotë shprehimisht Qeverisë në detyrë”.

“Situata është e pastër, duhet të japin dorëheqje. Sot unë si jurist dhe deputet i ri nuk kam mundur me shku në një mbledhje me thënë valla kjo është mirë. Unë e ngrita këtë çështje në komision, thsh nuk mund ta kalojmë këtë pa dhënë dorëheqje”.

“Unë thash kjo nuk është dorëheqje, edhe të njëjtin mendim e mbante edhe përfaqësuesi i LDK-së dhe AAK-së. Përfaqësuesi i Listës Serbe ka abstenu në komision, komunitetet dhe Vetëvendosja ka votu pro”, ka thënë Gruda.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit