Tuesday, April 29, 2025
spot_img

Ekskluzive: Albin Kurti arrin marrëveshje me Duda Balje, SDU merr një ministri

Pak orë para seancës së konstituimit të Kuvenidt, Kryetarja e Unionit Socialdemokrat (SDU), Duda Balje sot është takuar me kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Burime të sigurta bëjnë të ditur se Kurti e Balje kanë arritur marrëveshje koalicioni për konsitutiumin e Qeverisë së re dhe votimin e kryetarit të Kuvendit.

Albin Kurti është pajtuar që në kuadër të marrëveshjes së koalicionit, partisë së udhëhequr nga Dada Balje t’i takoj një ministri, përderisa kërkesa për formimin e një komune më shumicë të komunitetit boshnjak ka mbetur të trajtohet në fazat e mëvonshme.

Në këto momente po mbahet edhe një takim tjetër mes Duda Balje dhe Albin Kurti, ku pritet të finalizohen detajet e marrëveshjes së koalicionit.

Kujtojmë se Balje ishte takuar edhe më parë me Kurtin dhe ia kishte paraqitur kërkesat e partisë së saj, që ishin: “Komuna e boshnjakëve, reforma në arsim dhe trajtimi i barabartë me krejt deputetët të cilët kanë nga një votë brenda Kuvendit”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit