Wednesday, April 30, 2025
spot_img

Pas njohjes së Kosovës si shtet, ministri i Jashtëm i Sudanit: Ne vendosëm ta njohim vendin tuaj të bukur

Kosova ka marrë një tjetër njohje të rëndësishme në arenën ndërkombëtare. Ministri i Jashtëm i Sudanit, Ali Youssef, ka njoftuar zyrtarisht presidenten Vjosa Osmani për vendimin e shtetit të tij për të njohur pavarësinë e Kosovës.

Lajmi u bë i ditur përmes një videoje të publikuar nga Osmani në rrjete sociale, ku Youssef shprehet se vendimi është marrë në emër të popullit paqedashës të Sudanit.

“Jam i nderuar dhe i privilegjuar që jam dërguar nga presidenti im këtë pasdite, dhe pas takimit me presidentin Rexhep Taip Erdogan, që ishte një rrugë e mire dhe ogur i mirë për këtë mbledhi që e kemi këtu në Turqi. Dhe që ne vendosëm ta njohim vendin tuaj të bukur. Në emër të popullit paqedashës të Sudanit, ne e njohim vendin tuaj”, ka deklaruar Youssef.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit