Tuesday, April 29, 2025
spot_img

26-vjeçarja që vdiq në Lakrishtë jetonte me qira, kishte pasur presion të vazhdueshëm psiqik nga i dashuri

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur dje në lagjen “Lakrishtë” të Prishtinës, ku një vajzë ka humbur jetën pas rënies nga kati i shtatë i një ndërtese kolektive. Sinjali ka raportuar se viktima është 26-vjeçarja Xheneta Ejupi, e cila jetonte me qira në atë banesë.

Gazeta ka arritur të sigurojë disa detaje, nga burimet e sigurta, të cilat tregojnë më shumë për kontekstin në të cilin ka ndodhur ngjarja.

Burimet kanë bërë me dije se e reja është shtyrë drejt vetëvrasjes pas një periudhe të gjatë presioni psikologjik nga partneri i saj.

Lidhur me rastin, është arrestuar 30-vjeçari, Valmir Sheqiri, i cili ishte i dashuri i viktimës.

Ai dyshohet se e ka ndihmuar dhe shtyrë të kryejë aktin tragjik, duke ushtruar ndikim emocional e psikologjik ndaj saj.

I dyshuari është ndaluar për 48 orë me urdhër të Prokurorit, nën dyshimin për veprën penale “Shtytje në vetëvrasje”.

Menjëherë pas raportimit të rastit, në vend kanë dalë hetuesit për krime të rënda, krimteknikët dhe prokurori kujdestar, të cilët kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

Ndërkohë, trupi i të ndjerës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa hetimet po vazhdojnë intensivisht për të ndriçuar rrethanat që çuan në këtë ngjarje të rëndë.

Familjarët e viktimës kanë njoftuar se varrimi i saj do të bëhet sot në orën 18:00

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit