spot_img
Thursday, November 21, 2024
spot_img

Kurti kërkon nga Serbia që të hapë arkivat: Nuk u pendua për mizoritë e kryera në Kosovë

Në 10 vjetorin e klasifikimit 30 vjeçar të arkivës së Brigadës së 37-të të motorizuar të Ushtrisë Jugosllave, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se gjatë luftës së fundit në Kosovë, strategjia e Serbisë ishte fshehja e krimit nëpërmjet fshehjes së kufomave e që sipas tij kjo strategji është ende aktive.

Në një postim në Facebook, Kurti ka thënë se trashëgimtarët e Millosheviqit në Beograd,  refuzojnë të hapin arkivat për të zbuluar vendndodhjet e varrezave masive.

“Para 10 vitesh, Ministria e Mbrojtjes së Serbisë shpalli sekret shtetëror dokumentet mbi veprimtarinë në Kosovë të Brigadës së Motorizuar të 37-të të Ushtrisë Jugosllave. Ky vendim i marrë më 31 korrik 2014, pengon zbardhjen e së vërtetës së dhimbshme lidhur me vrasjet e civilëve shqiptarë dhe fshehjen e trupave të tyre në varreza masive në Serbi”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Shefi i ekzekutivit thotë se ndonëse është arritur marrëveshja për të zhdukurit më 2 maj të vitit të kaluar në Bruksel, ende po përsëritet kërkesa për hapjen e arkivave në Bruksel.

“Në bazë të marrëveshjes së arritur më 2 maj të vitit të kaluar në Bruksel, ne përsërisim kërkesën për hapjen e arkivave në Serbi. Tashmë kemi dërguar disa kërkesa lidhur me hapjen e arkivës së Brigadës 37-të të Motorizuar të UJ, përgjegjëse për shumë masakra në rajonin e Drenicës”, ka shkruar Kurti.

Sipas Kurtit, vendimi i shtetit serb për të klasifikuar këto dokumente si sekrete për 30 vite është përpjekje për të fshehur krimet e kryera dhe një tregues i qartë se Serbia, përderisa qëndron mbi varret e civilëve shqiptarëve të vrarë, nuk ka treguar asnjë shenjë pendese për mizoritë e kryera në Kosovë.

“Ky akt përbën një shkelje të të drejtave të njeriut, të drejtës së familjeve për të ditur të vërtetën dhe pamundëson përpjekjet për të sjellë drejtësi. Duke mbajtur të fshehta këto dokumente, Serbia nuk po distancohet nga regjimi i Millosheviqit dhe krimet e tij gjenocidale në Kosovë. Vetëm përmes ndriçimit të së vërtetës dhe mbajtjes përgjegjës të autorëve të krimeve mund të arrihet drejtësia dhe paqja e qëndrueshme në rajon”, ka theksuar Kurti.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit