Wednesday, October 16, 2024
spot_img

Ballkani gati të thyej rekord për transferim brenda kampionatit

Kampioni i Superligës së Kosovës, Ballkani po synon të thyej rekordin brenda kampionatit elitar vendor, duke tentuar transferimin e mbrojtësit Arlind Veliu nga Malisheva.

Ballkani është padyshim klubi që ka shitur më shumë lojtarë në skuadrat e ndryshme evropiane, duke fituar shuma të majme parash.

Albion Rrahmani, Lumbardh Dellova, Qëndrim Zyba, Ermal Krasniqi, Albin Berisha dhe Meriton Korenica janë vetëm disa nga lojtarët që janë shitur në Evropë.

Tri herë kampioni i Kosovës ka disa sezone që po praktikon edhe blerjen e lojtarëve dhe këtë e ka bërë duke paguar para për emra si Nazmi Gripshi, Walid Hamidi, Bajram Jashanica, Vesel Limaj, Geralb Smajli dhe Elmando Gjini.

Megjithatë, Ballkani tani po synon të thyej një rekord, duke bërë blerjen më të shtrenjtë brenda futbollit kosovar.

Ballkani ka etiketuar yllin e Malishevës, Arlind Veliu, për të cilin janë kanë ofruar 150 mijë euro dhe dy lojtarë, të cilët nuk po gjejnë mjaftueshëm hapësira te therandasit.

Malisheva është duke e shqyrtuar ofertën dhe me shumë gjasa mbrojtësi anësor 23-vjeçar pritet ta vazhdojë karrierën te Ballkani.

Veliu ka qenë padyshim njëri nga mbrojtësit anësor më të mirë në Kosovë sezoneve të fundit, duke mbuluar të dy krahët e mbrojtjes dhe duke dhuruar shumë asistime dhe gola me fanellën e malishevasve.

Ndryshe, gjatë viteve në Kosovë kanë ndodhur transferimeve brenda kampionatit, por më i shtrenjti deri më tani është ai i Muharrem Jasharit, i cili nga Trepça ’89 kaloi te Drita për shifrën e 80 mijë eurove.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit