spot_img
Sunday, October 20, 2024
spot_img

Adriatik Kelmendi zbulon arsyen kryesore pse shefi i CIA-s vizitoi Kosovën, Bosnjën dhe Serbinë

Gazetari Adriatik Kelmendi, ka thënë se arsyeja kryesore se pse shefi i CIA-s William Burns, vizitoi Serbinë, Bosnjën dhe Kosovën, është se të tri këto vende, i kanë shkaktuar kokëçarje SHBA-së, që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

Ai ka thënë se Burns vizitoi “tri shtetet problematike” për t’ua mbledhur betë.

​“Kosova nuk është dashur të jetë në trajektoren e njëjtë të shefit të CIA-s bashkë me Serbinë e Bosnjën, meqë Prishtina dallon thelbësisht nga Beogradi dhe Sarajeva.

Kosova është shteti më proamerikan dhe properëndimor në Evropë, kurse Serbia e Vuçiqit dhe Republika Serbe e Dodikut territoret më proruse, respektivisht më antiamerikane.

Por kjo, fatkeqësisht, nuk ka ndodhur rastësisht. Që kur ka filluar lufta në Ukrainë, hasmëritë e atykëtushme të shteteve evropiane, të ndihmuara edhe nga omniprezenca e SHBA-së, janë minimiziar. Kjo me qëllimin e vetëm që demokracitë botërore të bëhen bashkë për t’i bërë ballë rrezikut rus.

Janë vetëm tri shtete të vogla evropiane, të cilat kanë sjellë kokëçarje gjatë kësaj kohe të cënimit të sigurisë nga Putini. Edhe pse për arsye që nuk krahasohen me njëra-tjetrën, në sytë e Quintit shtetet problematike kanë qenë Serbia, Bosnja dhe Kosova.

Kjo është edhe arsyeja kryesore përse CIA në nivelin më të lartë të saj, drejtorin William Burns, ka zbarkuar në Sarajevë, Beograd dhe Prishtinë, shtetet e vetme të kësaj pjese të Evropës të cilat nuk janë në NATO.

Ai i ka vizituar “tri shtetet problematike” për t’ua mbledhur betë. Kosova e di se aleancë më të shenjtë se ajo me SHBA-në nuk ka, për këtë arsye institucionet e Kosovës duhet përfundimisht ta kuptojnë se vetëm në koordinim të plotë në fushën politike dhe të sigurisë mund t’i përmbushin ambiciet. Vuçiqi dhe Dodiku e kanë kryet diku tjetër. Kosova s’ka pse bie në kurthet e tyre qëllimkëqija”, ka shkruar Kelmendi në një postim në Facebook.

Gjatë qëndrimit të tij dy ditor në Kosovë, shefi i CIA-s u takua me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe shefin e AKI-së, Petrit Ajeti.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit