Monday, April 28, 2025
spot_img

“Dikush mund të prodhoje drogë dhe kriptovaluta”, Deliu-Kodra – Rizvanollit: Për dështimet tuaja fajësoni qytetarët

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, i ka reaguar ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e cila, sipas saj, ka fajësuar qytetarët dhe bizneset për shpenzim të madh të energjisë elektrike.

Ajo ka bërë me dije se për dështimet e veta ministrja në fjalë po i fajëson qytetarët.

Deliu-Kodra ia ka rikujtuar ministres Rizvanolli pretimet e VV-së për ulje të çmimit të energjisë elektrike.

“Për dështimet e veta fajësojnë qytetarët! Në kohën kur ka një indinjim të madh me paralajmërimet për shtrenjëtim të rrymës, ministrja në detyrë Artane Rizvanolli paska sulmuar qytetarët dhe bizneset, me aludimin se dikush mund të prodhoje drogë dhe kriptovaluta. Kishin premtuar ulje të çmimit të energjisë elektrike gjatë fushatës së vitit 2019, ndërkohë që sot për dështimet e tyre fajësojnë e akuzojnë qytetarët. Për marre!”, ka shkruar ajo.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit