Monday, April 28, 2025
spot_img

Maqedonci: Serbia e ka obligim ndërkombëtar t’i dorëzojë terroristët në Kosovë, rreziku për destabilizim ekziston

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar se grupi terrorist përgjegjës për sulmin në Banjskë në shtatorin e vitit 2023, që kishte për qëllim aneksimin e një pjese të Kosovës, vazhdon të mbetet i lirë dhe i mbështetur nga Serbia, duke paraqitur një rrezik të madh për stabilitetin e Kosovës.

Maqedonci theksoi se është e papranueshme që ky grup terrorist të jetë ende i lirë dhe të mbështetet nga struktura të sigurisë serbe.

“Ky grup terrorist po vazhdon të jetë i mbrojtur dhe i mbështetur nga strukturat e sigurisë në Serbi, shpesh duke u vendosur jo larg kufirit me Kosovën, dhe ka lidhje të vazhdueshme me individë dhe grupe në veri të vendit tonë. Ky është një rrezik i vazhdueshëm për sigurinë e Kosovës, veçanërisht në pjesën veriore,” tha Maqedonci.

Maqedonci gjithashtu theksoi se Serbia ka një obligim ndërkombëtar që t’i dorëzojë terroristët në Kosovë, ku është kryer krimi.

Ai theksoi se përpjekjet e Serbisë për të vazhduar politikën hegjemoniste ndaj Kosovës, duke mohuar ekzistencën e shtetit të Kosovës dhe duke kontribuar në destabilizimin e rajonit, janë të papranueshme.

“Përmes luftës hibride dhe mbështetjes për grupe të armatosura, Serbia po kontribuon në destabilizimin e Kosovës dhe të shteteve të tjera fqinje. Ky është një veprim i vazhdueshëm që po minon sigurinë dhe stabilitetin në rajon,” përfundoi Maqedonci.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit