Thursday, April 10, 2025
spot_img

Kimete Berisha reagon ashpër pas kërkesës së Duda Baljes: Po u lakmon serbëve dhe të erdh rendi tash edhe ty të…!

Deputetja e zgjedhur, Duda Balje, sot ka mbajtur takimin e parë me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për bisedime rreth formimit të qeverisë.

Balje tha se Kurtit ia ka prezantuar kushtet e saj në këmbim të votës dhe tha se nuk ka marrë konfirmimin nga Kurti nëse ato do të plotësohen dhe se rrjedhimisht as nuk ka dhënë konfirmim për votimin e qeverisë.

Balje tha se kërkesat e saj janë “komuna e boshnjakëve, reforma në arsim, trajtimi i barabartë për krejt deputetët që kanë një votë brenda Kuvendit. Takimin e radhës nuk e kemi caktuar ende”.

E në lidhje me këtë kërkesë të Baljes, ka reaguar opinonistja Kimete Berisha.

Ajo përmes një shkrimi në Facebook i ka reaguar Baljes, duke e filluar shkrimin në gjuhen kroate.

“Sram te bilo, Duda”, që do të thotë ‘turp të qoftë, Duda”, opinonistja fillon shkrimin.

Sipas saj, e njejta po dëshiron të i imitoj serbët duke i vendosur kushte shtetit të Kosovës.

Ndër të tjera Berisha i drejtohet deputetes: Veç një Kusht do ta kishte Kimi për Ty: Pse nuk je distancuar Ti nga babai yt (vozitës), që gjatë luftës u shpërndante ushqim policisë serbe.

Shkrimi i plotë

Sram te bilo, Duda!

  • Çfarë problemi ke me shqiptarë!
  • Që të kanë lazdruar e ta kanë rritur mendjen, duke qenë ti thjesht një

mediokre.

  • Pse Ti, grua açike, po kërkon komunë njëetnike për boshnjakët?
  • Çfarë problemi ke me shqiptarët?
  • Po i imiton serbët?

Po.

  • Se je kaq e cekët sa nuk e ditke ti që Decentralizimi u imponua nga ndërkombltarët dhe edhe është jofunksional, edhe është diskriminues!
  • Pse Ti i do boshnjakët të veçuar nga shqiptarët!
  • Kush të ka grishur?
  • Me çka?
  • Po u lakmon serbëve dhe të erdh rendi tash edhe ti halli yt ta kushtëzosh shtetin e Kosovës…
  • Kosova ka luftuar me Serbinë!
  • Prandaj ndarja njëetnike sipas komunave u imponua si zgjidhje e domosdoshme!
  • A e di Ti kaq punë!

Dhe…A e di se po e krahason veten me serbët!

Dhe po garon me ta se cili është më antishqiptar?

  • Po sillesh si serbët se po tutësh prej shqiptarëve…a pse!
  • Pse ti nuk kërkon nga Serbia një komunë për boshnjakë, me kryetare Lepa Brenën!
  • Pse s’e bën ti një komunë në Kosovë veç për shpirt tëndin!
  • Bëje!
  • E ke hetuar se shqiptarët për pushtet japin… Çakorrin. Shfrytëzoje rastin!
  • Ti po kërkon të veçohesh nga shqiptarët!
  • Veçohu, moj!
  • Pushtoje Kosovën!
  • Çka po pret!
  • Pasi që ka ardhur dita që krejt Kosova të varet nga vota jote.
  • Futja flakën.

P.S. Nikad pa ni tad, nuk t’i kisha pranuar kushtet Ty.

  • Veç një Kusht do ta kishte Kimi për Ty: Pse nuk je distancuar Ti nga babai yt (vozitës), që gjatë luftës u shpërndante ushqim policisë serbe!
  • Sram te bilo…pra!

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit