Kryetari i Partisë së Romëve të Bashkuar të Kosovës (PREBK), Albert Kinolli, zhvilloi një takim me kryeministrin në detyrë Albin Kurti, në të cilin u diskutua për formimin e qeverisë së re.
Kinolli tha se partia e tij nuk ka vija të kuqe ndaj asnjë subjekti politik, por që respekton rezultatin zgjedhor.
“Në vazhdën e takimeve sot kemi pasur takimin me kryeministrin Kurti një takim kontruktiv për të qenë pjesë e qeverisë së ardhshme. Ne si subjekt politik rom tradicionalisht jemi munduar të jemi më konstruktiv dhe me kreativ për formimin e qeverisë së re. Qytetarët e Kosovës kanë mjaft nevojë, sepse procesi u stërgjat.
Jemi drejt një perfundimi të mirë dhe nuk kemi asnjë vije të kuqe për asnjë subjekt politik, por duke respektuar rezultatin zgjedhor sot kemi qenë në takim të mirë me kryeministrin. Ne kemi parashtruar kërkesat tona që njëra ka qenë që të jemi të barabartë me të gjitha subjektet e tjera që janë me një vijë me ne. Po presim 15 prillin. Besojmë që Kurti do t’i ketë numrat e nevojshëm dhe do të japim edhe ne kontributin tonë. Në interesin tonë është të formojmë institucionet sa më parë”, tha Kinolli.
Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha para mediave ka thënë se nuk kanë vija të kuqe për asnjë parti në formimin e Qeverisë së re. Ai tha se para Kurti shpalosën programin qeverisës të PLE-së, dhe në qeverinë e ardhshme presin të bëhen pjesë e politikave vendimmarrëse, shkruan Insajderi.
“Siç e dini, kryeministri Kurti ka filluar një angazhim të tij për të takuar përfaqësuesit e komuniteteve joserbe. Normalisht, si parti parlamentare, tashmë e rikthyer në Kuvend, pas 4 vjetësh dhe pas shumë padrejtësive që na janë bërë si Parti Liberale Egjiptiane, jemi kthyer dhe kemi qenë në llogaritë e kryeministrit, për me u taku. Biseduam për një bashkëpunim të mundshëm midis nesh. Normalisht, ne si PLE, për shkak të kërkesave tona që janë në raport me zhvillimin e komunitetit egjiptian, në parim, nuk kemi asnjë vijë të kuqe, me askënd, në këtë rast as me kryeministrin Kurti, e as me askënd në Kosovë. Ne normalisht i patëm kërkesat tona dhe nëse hyjmë në qeveri, kërkuam që me pasë mundësi që me ndiku në politikat qeveritare, me marrë përgjegjësi. E Dorëzuam programin e partisë dhe ka mbetë që ditët në vijim të kemi takime prapë. Ne do të jemi në Kuvend ditën kur mbahet seanca konsisutive, ndërsa për qeverinë e presim një moment tjetër kur jemi të gatshëm”, tha Berisha para mediave.