Meta ka vendosur të rikthejë një ndryshim të ri për përdoruesit e Facebook-ut, duke u mundësuar atyre të shohin vetëm postimet, historitë dhe videot e miqve të tyre në ‘feed’, pa shfaqur reklama apo rekomandime.
Ky veprim ka për qëllim të rikthejë “magjinë e miqve”, që është zbehur me kalimin e kohës për shkak të rritjes së reklamave dhe përmirësimit të platformave të tjera, si grupet dhe videot.
Ky ndryshim ka hyrë fillimisht në fuqi në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada, ndërsa përdoruesit mund të personalizojnë cilësimet e tyre përmes një skede të re të quajtur “Friends”.
Sipas Meta-s, skeda “Miqtë” tani do të shfaqë kërkesat për miqësi, ditëlindje, postime, historitë dhe kërkesat nga miqtë e përdoruesve.
Meta ka theksuar gjithashtu se përkushtohet që rrjetet sociale të jenë vërtet “sociale”, dhe se do të prezantojë eksperienca më argëtuese dhe të thjeshta, që do të ndihmojnë përdoruesit të lidhen më lehtë me njëri-tjetrin.