Ish-banorja e “BBVK3”, Xheneta Fetahu ka ndarë me ndjekësit e saj disa fotografi të reja në rrjetet sociale, duke tërhequr vëmendjen me një mesazh domethënës.
Në përshkrimin e postimit, ajo ka shkruar: “Tani bëj atë që dua”, duke lënë të kuptohet se është në një fazë të re të jetës, transmeton Insajderi.
Nuk dihet nëse kjo është një shprehje motivuese apo një mesazh me domethënie më të thellë për fansat e saj.
Fotografitë e publikuara janë pritur me shumë komente dhe pëlqime, ku ndjekësit e saj e kanë komplimentuar për stilin dhe pozitivitetin që përcjell.