spot_img
Saturday, October 19, 2024
spot_img

Hoxhaj: Burns përkrahës i madh i pavarësisë dhe shtetndërtimit të Kosovës

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka deklaruar sot se vizita e drejtorit të CIA-së, William Burns, është një dëshmi e qartë që tregon se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) nuk flasin për Kosovën pa e vizituar atë dhe pa e trajtuar si një partner strategjik dhe të barabartë.

Hoxhaj tutje ka thënë se Burns ka një rol të rëndësishëm në pavarësimin dhe shtetndërtimin e Kosovës që nga ditët e para të saj, duke qenë një përkrahës i madh i Kosovës gjatë viteve 2007-2008 përballë kundërshtimeve të fuqishme nga Vladimir Putin dhe Rusia.

Ai vlerësoi përkushtimin e Burns për njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe përmbylljen e procesit të shtetndërtimit.

Gjithashtu, Hoxhaj vuri në dukje se vizita e Burns në Kosovë, pas ndalesave në Bosnje dhe Serbi, tregon një momentum të rëndësishëm rajonal sa i përket sigurisë dhe përkushtimit amerikan.

“Përmbyllja e vizitës në Kosovë pas Bosnjës dhe Serbisë, tregon për një momentum të rajonal sa i takon sigurisë dhe të përkushtimit amerikan, por një moment kthese për politiken e brendshme dhe te jashtme te Kosovës, nëse bashkëbiseduesit e tij në Kosovë e kanë kuptuar drejt qëllimin e vizitës dhe nëse do t’i nderojnë zotimet e marra për të rikthyer Kosovën në binarët e partneritetit me ShBA-në!” – ka thënë Hoxhaj.

Ai e përshkroi këtë si një moment kthese për politikën e brendshme dhe të jashtme të Kosovës, duke theksuar se mbetet të shihet nëse udhëheqësit e Kosovës do të kuptojnë drejt qëllimin e vizitës dhe nëse do të respektojnë zotimet e marra për të rikthyer Kosovën në binarët e partneritetit me ShBA-në.

“Do të jetë interesante të shihet nëse ata do të arrijnë të emancipohen nga mendimet briliante të William Burns dhe të kalojnë nga retorika populiste drejt veprimeve racionale, në shërbim të interesit vital të Kosovës, që është i njëjtë me atë të Amerikës,” ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit