Thursday, April 10, 2025
spot_img

Eskalon dhuna familjare në Istog, gruaja djeg me ujë të nxehtë burrin pasi bashkë me djalin e sulmuan fizikisht

Babë e bir, nga fshati Drejë të Istogut i kanë sulmuar fizikisht bashkëshorten/nënën dhe vajzën/motrën e tyre. Sherri dyshohet se nisi pas një konflikti verbal dhe eskaloi në orët e mbrëmjes.

Rasti u denoncua nga gruaja, e cila e raportoi burrin dhe djalin.

Sipas sinjalit dy të dyshuarit fillimisht e kanë rrahur gruan/nënën, duke e goditur me grushte dhe për pasojë i kanë shkaktuar lëndime trupore. E më pas, vajza ka ndërhyrë për t’i ndalur, por e pësoi edhe ajo.

Bazuar në informacionet e para, në vetëmbrojtje, gruaja e ka marrë një ibrik me ujë të nxehtë dhe ia ka hedhur burrit të saj, duke i shkaktuar djegie trupore.

Posa Policia intervenoi, personat e lënduar fillimisht morën trajtim mjekësor në Emergjencë, e më pas u intervistuan nga hetuesit policorë.

Me rastin e kontrollit policor, është gjetur një armë ilegale gjuetie, që i përkiste burrit të dyshuar dhe që është konfiskuar.

Pas përfundimit të procedurave, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti, ndërsa burri i dyshuar është ndaluar për 48 orë, kurse djali i tij është liruar.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit