Monday, April 7, 2025
spot_img

Granit Xhaka përplaset keq me tifozët, kjo është arsyeja

Mesfushori shqiptar i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka, e ka pasur një përplasje të ashpër verbale me tifozët e ekipit të tij, pas eliminimit nga Arminia Bielefield në DFB Pokal.

Leverkuseni u eliminua në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë nga klubi i Bundesliga 3, Arminia Bielefeld, pasi u mposht me rezultat 2:1 në “Schuco Arena”.

Kalimi i Arminia Bielefeldit në finale ishte po aq befasues edhe sa eliminimi i Leverkusenit, i cili shihej si favorit absolut.

Ky eliminim nuk ka kaluar lehtë nga tifozët e “Farmaceutikëve”, të cilët kishin udhëtuar për këtë ndeshje dhe kanë kërkuar llogari nga lojtarët pas humbjes.

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, ishte njëri nga lojtarët që shkoi te tribuna e tyre për të kërkuar falje dhe diskutuar, por jo gjithçka shkoi mirë.

Xhaka u pa duke debatuar me tone të ashpra me disa nga tifozët.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit