Monday, April 7, 2025
spot_img

Avokati i Thaçit: Nëse ka drejtësi këtu, do të ketë rezultat shumë të mirë

Luka Miseqit, avokati i ish-presidentit të vendit, Hashim Thaçi, ka folur për procesin dyvjeçar të gjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Misetiq në një intervistë ekskluzive tha se në përgjithësi ky rast dhe provat kundër Thaçit kanë qenë shumë të dobëta, e sipas tij, pretendimet që kanë nisur me raportin e Dick Martyt, nuk kanë thuajse lidhje me provat e paraqitura ndaj ish-presidentit të vendit.

“Nuk mund të flas për provat tani, por mendoj se në fund të gjykimit do të shihni se pretendimet që nisën me raportin e Martyt nuk kanë thuajse asnjë lidhje me provat e paraqitura kundër z. Thaçit në këtë gjykim për mbi dy vjet. Në këtë kuptim, jam shumë optimist për rezultatin që del nga ky rast”.

“Për z. Thaçi, mendoj se provat kanë qenë shumë të dobëta dhe patjetër se do t’i argumentojmë këto para Trupit Gjykues në kohën e duhur. Por sikurse thashë, mendoj se këtyre katër të akuzuarve u është marrë shumë kohë nga jeta dhe shpresojmë se do të përfundojë sa më parë”, tha Misetiq.

Ai më tej u shpreh se se çështja e paraqitur nga ana e Thaçit në fjalën hyrëse rreth rolit të tij në UÇK, është vërtetuar përgjatë çështjes së Prokurorisë, teksa shtoi se “nëse ka drejtësi këtu, besoj se do të ketë rezultat shumë të mirë për Thaçin në fund të krejt kësaj.

“Mendoj se çështja e paraqitur nga ana e Thaçit në fjalën hyrëse rreth rolit të tij në UCK është vërtetuar përgjatë çështjes së Prokurorisë dhe tani neve na ka mbetur vetëm t’i argumentojmë këto para trupit gjykues”.

“Kemi besimin se trupi gjykues e ka të njëjtën përshtypje për këtë rast, sikurse e kemi ne dhe do ta presim aktgjykimin. Nëse ka drejtësi këtu, besoj se do të ketë rezultat shumë të mirë për Thaçin në fund të krejt kësaj”, tha ai

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit