Monday, April 7, 2025
spot_img

Vrasja e policit në Kaçanik, zbardhen detajet e para

Mbrëmë është vrarë me armë zjarri polici Muhamed Lika para banesës së tij në Kaçanik. Dyshimet e para janë se ai është vrarë nga një i mitur.

Burimet kanë bërë me dije se rasti ka ndodhur në një moment kur një i mitur ishte duke tentuar që të kryente një grabitje.

“Ai kishte edhe armën me vete”, kanë bërë të ditur burime të Insajderi, duke shtuar se në momentin që i ndjeri, polici Muhamed Lika ka ndeshur në të dyshuarin, ai ka shtënë në të.

Rreshteri, Muhamed Lika është vrarë mbrëmë rreth orës 23:00, në rrugën “Idriz Seferi” në Kaçanik.

I dyshuari për vrasjen e tij ndodhet ende në arrati, ndonëse Policia është aktivizuar në kërkim të tij.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, e konfirmoi lajmin duke shtuar se motivet e krimit ende nuk janë të qarta.

“Jemi duke punuar intensivisht, ende nuk ka diçka të re”, tha ai shkurt.

Incidenti dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 23:00, në rrugën “Idriz Seferi”, në afërsi të banesës së viktimës.

Autoritetet policore kanë konfirmuar se Lika u qëllua teksa po hynte në ndërtesën ku banonte.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitë policore dhe ekipi i emergjencës, të cilët e transportuan viktimën në Qendrën e Mjekësisë në Kaçanik, por pavarësisht përpjekjeve për t’i dhënë ndihmë, ai nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.

“Si pasojë e plagëve të marra, pjesëtari i policisë ka ndërruar jetë, gjë që është konstatuar nga mjekët në këtë qendër”, ka deklaruar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit