Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka filluar takimet me partitë politike të komuniteteve, për konsultime në lidhje me formimin e qeverisë së re pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Takimi i parë është realizuar me Emilija Rexhepin, zëvendëskryeministren e tretë dhe kryetaren e Partisë së Re Demokratike.
Sipas një njoftimi nga Zyra e Kryeministrit, Rexhepi ka konfirmuar gatishmërinë e plotë për të vazhduar bashkëpunimin me Lëvizjen VETËVENDOSJE!, si fituese e zgjedhjeve të fundit, dhe ka shprehur mbështetje për kryeministrin Kurti në formimin e qeverisë së re.
Kurti e ka falënderuar Rexhepin për bashkëpunimin e frytshëm gjatë mandatit të kaluar dhe ka theksuar rëndësinë e punës së mëtejshme për zhvillimin e vendit në katërvjeçarin e ardhshëm.
“Në kuadër të këtyre diskutimeve, kryeministri u takua me zëvendëskryeministren e tretë për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut dhe kryetaren e Partia e Re Demokratike (NDS), Emilija Rexhepi. Ajo e konfirmoi gatishmërinë e plotë për vazhdim të bashkëpunimit me Lëvizjen VETËVENDOSJE! si fituese e zgjedhjeve të fundit dhe mbështetjes së kryeministrit Kurti në formimin e qeverisë së re“, thuhet në kumtesën për media.
Kurti e falënderoi Rexhepin për bashkëpunimin, duke pretenduar se edhe 4 vite të tjera i presin në qeverisje.
“Kryeministri Kurti e falënderoi znj. Rexhepi për bashkëpunimin e frytshëm, rezultatet e arritura gjatë këtij mandati dhe punët e mbara që na presin në katër vjeçarin e ardhshëm“