Monday, April 7, 2025
spot_img

Pas vrasjes së policit në Kaçanik, reagon kryetari i komunës

Kryetari i Kaçanikut, Besim Ilazi i ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe Policisë së Kosovës, pasi që të martën në mbrëmje u vra polici, Muhmed Lika, në një hyrje të banesës.

Përmes një postimi në Facebook, kryetari është deklaruar se është tronditur nga ngjarja e fundit në Kaçanik, me humbjen e jetës së këtij zyrtari, i cili në të kaluarën ka qenë edhe ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Postimi i plotë:

“Të tronditur nga ngjarja e fundit tragjike në Kaçanik, ku humbi jetën polici, veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Muhamed Lika.

Me këtë rast në emër tim dhe të institucioneve komunale, ndajmë ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë, kolegët nga Policia e Kosovës dhe gjithë qytetarët e Komunës së Kaçanikut e mbarë Kosovës.

Lutemi që raste të tilla të mos përsëriten asnjëherë, e shpirti i tij pushoftë i qetë në paqen e paskajme”, shkruan ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit