Monday, April 7, 2025
spot_img

Vrasja e rreshterit në Kaçanik: I dyshuari ende në arrati

Një rast i rëndë tronditi mbrëmë Kaçanikun. Rreshteri i këtij qyteti, Muhamed Lika u qëllua për vdekje në afërsi të banesës së tij.

I dyshuari për rastin është ende në arrati, ka konfirmuar Policia e Ferizajt.

Incidenti dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 23:00, në rrugën “Idriz Seferi”.

“Në vendngjarje, përveç njësive policore, ka dalë edhe ekipi i emergjencës së Kaçanikut, të cilët e kanë transportuar në Qendrën e Mjekësisë në Kaçanik. Si pasojë e plagëve të marra pjesëtari i policisë ka ndërruar jetë, kjo është konstatuar nga mjekët në këtë qendër”, deklaroi mbrëmë policia.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit